Përmet, 8 nëntor 2011, NOA- Disa qytetet dhe zonat përreth tyre në jug të vendit gjatë ditës së nesërme do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Operatori i Sistemit të Transmetimit bën me dije se, në kuadrin e punimeve për implementimin e sistemit SCADA, kërkohet stakimi i transformatorit të fuqisë T-1,2 në N/st Memaliaj 110 kV , ditën e nesërme nga ore 10.00 deri në 11.00. Po nesër do të bëhet stakimi i linjës L 110 kV Memaliaj-Këlcyrë, nga ora 11.00 deri në 12.00. Si rrjedhojë e këtyre stakimeve zonat që do të kenë ndërprerje të energjisë gjatë këtyre afateve kohore janë: Bashkia Memaliaj, si dhe Komunat: Fshat Memaliaj, Kurvelesh, Lutfinj, Qendër si dhe Bashkia Përmet, Këlcyre, si dhe Komunat: Petran, Çarçovë, Frashër, Piskovë, Dishnicë, Sukë, Ballaban.
a.y/NOA