Romë, 10 nëntor NOA - Janë më shumë se 274 mijë personat që, për shkak të tumorit, në 10 vitet e fundit janë shkarkuar nga puna e tyre, duke u detyruar të punojnë vetëm apo të hapin një biznes të tyre vetjak. Nga numri i sipërpërmendur është bërë e ditur se 85 mijë raste janë arritur vetëm në 5 vitet e fundit. Rezultati është njoftuar nga një sondazh i parë ndërkombëtar që është kryer mbi pacientët e onkologjisë i realizuar nga CENSIS në bashkëpunim me FAVO, ku kanë marrë pjesë 1 mijë pacient dhe 700 kujdestar. Në Itali për shembull janë 2.2 milionë persona që janë të prekur nga kanceri. r.b/NOA