English

Alzheimer kurohet tek minjtë

Milano, 10 nëntor NOA - Sëmundja e Alzheimer është kuruar plotësisht në disa minj në laborator, kjo falë një studimi të Institutit Mario Negri në Milano. Një hulumtim i cili më pas është publikuar në revistën “Journal of Biological Chemistry”. Studimi është përcaktuar nga hulumtuesit “një sukses i parë në eksperimentimin tek kafshët që ka sjellë në kurimin e një patologjie si Alzheimer dhe anulimin e deficiteve njohëse. Është zbuluar roli kryesor në sëmundje i enzimës JNK, aktiviteti i së cilës bllokohet nga një frenues. r.b/NOA

KOMENTE