Bruksel, 10 nëntor, NOA – Aktori italian, fitues i çmimit Oskar, Roberto Benjiin ka qenë dje i ftuar special në Parlamentin Europian me rastin e 150 vjetorit të bashkimit të Italisë. Aktori i njohur ka mbajtur një fjalim të shkurtër para eurodeputetëve, ku nuk kanë munguar batutat dhe humori.
Fillimisht, pasi ka hyrë në sallë, Benjini u ka thënë eurodeputetëve se duhet të thoshin të gjithë emrat, që ai ta dinte se kush e kishte nderuar duke u ngritur në këmbë dhe e kishte duartrokitur.
Më pas ka ardhur dhe batuta për dorëheqjen e Berluskonit. Për shkak të një aksidenti, Benjini kërkoi ndjesë që lëvizte me patericë dhe kërkoi të ulej, duke thënë se “Kërkoj ndjesë që nuk rri dot në këmbë, po në Itali më erdhi përsipër dhe më goditi një person që vendosi të bënte një hap pas. Unë isha në radhë, për qefin tim, kur dikush që vendosi të bënte ca hapa pas, më goditi. Më kishin thënë rri i qetë në radhë, mos lëviz, kur në fakt ...”, tha Benjini duke nënkuptuar dorëheqjen e kryeministrit Berluskoni.
a.k/NOA