Tiranë 10 nëntor 2011, NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Gazmir Bizhga kërkoi sot sqarime nga Ministria e Brendshme për atë që ai e cilësoi si kopjim të uniformave të policisë së shtetit.
Në fjalën e tij, në interpelancën me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, Bizhga ka theksuar se “veç problemeve me koston dhe tenderët, duhet sqaruar dhe ndryshimi i modelit të uniformave, gjë që duhet të ishte bërë më vendim qeverie”.
Ai ka kërkuar sqarime dhe për procedurat financiare dhe vlerën monetare që është përdorur për uniformat e shtetit.
a.k/NOA