Nju Jork, 10 nëntor 2011 NOA - Joe Frazier, kampioni i peshave të rënda në sportin e boksit që ka qenë i parë i cili ka mundur Mohammed Ali, ka një tumor në mëlçi.
Frazier, 67 vjeç, njihet në mbarë botën për të majtën e tij tepër të fortë. Pikërisht me këtë grusht ai ka hedhur në tokë Ali, në Madison Square Garden në vitin 1971.
Lajmi për sëmundjen e tmerrshme që ka prekur ish-kampionin u njoftua nga ish menaxheri Wolff: “Po përpiqemi me gjithçka është e mundur, por situata është tepër serioze dhe e dhimbshme. Megjithatë Joe është një luftëtar i vërtetë dhe nuk do të dorëzohet asnjëherë”, - shtoi menaxheri.
r.b/NOA