English

Depp: Nuk jam shitur për para

Kaliforni, 10 nëntor NOA - Aktor i madh, më një të ardhme regjisori, por gjithnjë e më shumë si pirati Jack Sparrow në sagën e “Piratët e Karaibeve”. Është suksesi komercial që e ka çuar drejt kritikave, Johnny Depp, i cili ka hedhur poshtë çdo akuzë që i është bërë. “Jam shitur? Nuk e kuptoj se çfarë sinjifikon. Ndihem vetëm i lidhur me një personazh që e dashuroj. Në rast se dot bëja “Ed Wood 2” do të më thonin të njëjtën gjë”,- deklaroi aktori. Duket një paradoks i vërtetë, por shumë herë suksesi rrezikon të japë probleme më shumë se kënaqësi (duke mënjanuar këtu aspektin ekonomik). Mbi të gjitha kur një artist në një moment të tillë po interpreton një film tepër të pëlqyer nga kritika dhe shumë i preferuar nga publiku. Në këtë mënyrë protagonisti i “Edward duar-gërshërës”, “Ed Wood” dhe “Cry Baby”, është gjetur përballë akuzave se është shitur për para për të qenë protagonisti tek filmi “Piratët e Karaibeve”, akuza të cilat ai i ka kundërshtuar duke thënë se janë të pamënjanueshme në një situatë të tillë dhe se nuk do të ndryshonte asgjë nga veprimet që ka ndërmarrë deri më tani. r.b/NOA

KOMENTE