English

Feja Hindu: Romët në universitet, Shqipëria rast për t’u përshëndetur

Nevada , 10 nëntor, NOA – Përfaqësuesit e fesë Hindu dhe komunitetit rom në mbarë botën, kanë përshëndetur programin e shpallur në Shqipëri për "Përfshirjen e Romëve në Sistemin e Universitetit".

Përfaqësuesi zyrtar i këtij komuniteti, Rajan Zed, në një deklaratë të bërë nga shteti i Nevadas në SHBA, cilësoi se ky përbën një hap në drejtimin e duhur.

Ky program vjen si pjesë e angazhimit të qeverisë shqiptare për integrimin e pakicave, në veçanti komuniteti rom. Dhe janë 40 të rinj romë që sipas njoftimeve, të përfshirë në këtë program, do të mësojnë për herë të parë në universitetet publike dhe private në Shqipëri.

Zed, në pozicionin e presidentit të Shoqërisë Universale të Hinduizmit, i ka kërkuar Shqipërisë, në të kaluarën urgjentisht fuqizimin dhe integrimin e komunitetit rom, anëtarët e të cilit, dikur ishin bllokuar në varfëri të skajshme dhe kronike, e kishin pësuar përjashtim social për një periudhë të gjatë në vendin tonë.

Rajan Zed thotë se rreth 80 për qind e romëve ende jetojnë nën kufirin e varfërisë dhe kanë qenë të përjashtuar praktikisht nga rritja ekonomike e Shqipërisë. E sipas tij, është fakt që ende romët në Shqipëri, ballafaqohen me keqtrajtime, qasje të rëndomtë ose të pamjaftueshme për arsimin dhe kujdesin shëndetësor, papunësi, strehim të papërshtatshëm etj.

Porse ai ka vlerësuar masën më të fundit të publikuar nga qeveria shqiptare për lejimin e kësaj kategorie të studiojë në universitet si gjithë të tjerët.

Zed vuri në dukje më tej se zbatimi efektiv, angazhimi dhe vullneti i fortë politik, janë të nevojshëm për të trajtuar dimensionet e shumta të përjashtimit të tyre social dhe varfërisë.

“Përfshirja e romëve në programet e integrimit, është e nevojshme që menjëherë të marrë miratimin për t’u ofruar atyre rrugë më të mirë shëndetësore dhe arsim, mundësi më të lartë ekonomike etj”, shtoi Zed.

Duke përfunduar se ishte obligim moral i Shqipërisë për të përmirësuar gjendjen e popullatës së saj rome dhe të ndalonte shkeljet e të drejtave të njeriut nga të cilat ajo vuante.

“Shqipëria, vendi i Nënë Terezës, Skënderbeut, plazheve të bukura të pacënuara në Jonin bregdetar, Beratit të lashtë, kështjellave, duhet të bëjë më shumë për përkrahjen e vëllëzërve dhe motrave tanë romë”, përfundoi Zed.

Hinduizmi është feja e tretë më e madhe e botës me miliarda pasues.

n.e/NOA

KOMENTE