English

Greqi, dështon pakti për kryeministrin e ri

Athinë, 10 nëntor 2011, NOA - Marrëveshja për krijimin e Qeverisë së unitetit kombëtar në Greqi ka dështuar mbrëmë vonë, pasi partitë e vogla në bisedimet për koalicion, u larguan nga ato. Ishte kjo dita e tretë e bisedimeve.

Zyra e presidentit të Greqisë ka njoftuar se bisedimet do të vazhdojnë edhe sot.

Bisedimet e mbrëmshme dështuan pasi partia nacionaliste Laos, i braktisi ato.

Muajin e ardhshëm Greqia do të mbetet pa fonde, nëse Qeveria e re e pritur, nuk arrinë marrëveshje për financim emergjent, me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

NOA/RFE

KOMENTE