English

Kriza Greke, Europa po pranon paaftësinë për të evropianizuar një shtet

Nga Georges Prevelakis

Po nëse Greqia do të dilte nga BE-ja? Kjo mundësi do të provokonte një rrëmujë të re gjeopolitike në Ballkan, paralajmëron profesor Georges Prevelakis. Ndërkohë, Europa do të ishte e detyruar të pranonte paaftësinë e saj për “evropianizimin” të një Shtetit që për 30 vjet ka qenë anëtar i Bashkimit Europian. Për Greqinë ky nëntor 2011 shënon dhe fundin e cikleve të ndryshme: ai i hapur në 2009 me ardhjen në pushtet të Papandreut, por sidomos atë që filloi në 1981 me hyrjen e Greqisë në Cee, e cila u pasua nga fitorja e zgjedhjeve të para nga PASOK-u. Nga këto dy cikle nuk mbetet që tjetër veçse një situatë sociale dhe ekonomike që nuk ka të bëjë asgjë me ëndrrat europeiste të Greqisë. Recesioni, borxhit, neglizhenca e shtetit, demoralizimi i popullit: përshtypja është se Greqia nuk ka qenë asnjëherë pjesë e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian dhe në vend të duket, si vendet e tjera të Ballkanit, që dolën nga nata komuniste. Ne mund të flasim për një hakmarrje të gjeografisë, ose, më thjesht, bëhet fjalë për rezultatin e menaxhimit nga një familje, Papandre-të, që shumë grekë e konsiderojnë përgjegjës për të gjitha sëmundjet e vendit. Çka e shqetëson tani Greqinë dhe Europën është e ardhmja, e cila nuk është e sigurt dhe nuk duket e ndritshme. Menaxhimi i krizës ekonomike nga ana e një qeverie oportuniste dhe të një Europe të zënë me punët e saj, ka bërë të lindin një sërë krizash, të cilat njëra pas tjetrës shfaqin: si dje atë ekonomike, dhe atë sot politik, si dhe nesër gjeopolitike. Nga disa muaj po hapet një hulli në mes grekëve dhe Europës. Në shtypin grek, karikaturistët po shumojnë referencat për një Gjermani Naziste të ri-mishëruar në Bashkimin Evropian. Anti-Evropianët dhe qëndrimet anti-perëndimore janë duke u zhvilluar me shpejtësi. Nostalgjia për një të kaluar me një prosperitet relativ - epoka e dhrahmisë - dhe ndjenja e poshtërimit nëpërmjet komenteve shpesh të anshëm të shtypit dhe të përgjegjësve europianë, si dhe propaganda e qeverisë që refuzon politikën nga detyrimi i rreptë të diktatit të Europës, çka janë të gjitha elemente që ushqejnë armiqësinë ndaj Perëndimit dhe që sjellin në mendje ngjarje historike, si Skizma e 1054, Kryqëzata e Katërt, pushtimin nazist dhe mbështetjen e SHBA-ve të diktaturës së kolonelëve. Ngjarjet ende të freskëta në imagjinatën kolektive greke. Fushë-beteja/Mjafton vetëm të mendojnë rreth kontekstit gjeopolitik të Greqisë për të qenë i vetëdijshëm për rreziqe të reja: Ballkani Perëndimor është larg të qënit i stabilizuar, Turqia po largohet nga Perëndimi dhe kriza ekonomike i privon SHBA-të nga hapja e madhe e krahut. Ndërkohë, Rusia dhe Kina janë të interesuara përsëri në fushat e tyre të vjetra të ndikimit, për të krijuar rrjete të reja ekonomike dhe politike. Në këtë rajon gjeopolitik, Greqia mbetet pika kryesore e referimit për Europën Perëndimore. Dhe është kjo ndoshta arsyeja që Evropa ka toleruar shkeljet e saj të standardeve europiane. Çdo dalje nga BE apo eurozona do të kthente, përsëri, këtë vend një epiqendër të përleshjeve të interesave britanike, gjermanë, amerikane, ruse dhe kineze. Një zhvillim i tillë, përtej implikimeve për stabilitetin rajonal, do të përfaqësonte një poshtërim për prestigjin europian. Europa, e cila është konsideruar si një model dhe një faktor i paqes për rrethinat e saj, do të ishte e detyruar të pranonte paaftësinë e saj për të "evropianizuar" një shtet që prej 30 vjetësh është anëtar i Bashkimit, me një konsideratë si djepi i “demokracisë”. Kriza ekonomike, e trajtuar në mënyrë të gabuar, çoi në krizën politike. Duhet të mësojmë nga ky dështim sa më shpejt të jetë e mundur: është e vetmja mënyrë për të shmangur një mutacion të ri të krizës politike, në një krizë gjeopolitike.

NOA

KOMENTE