English

Kushtetuesja rrëzon Ramën për Kuvendin e ri

Tiranë, 9 nëntor 2011, NOA – Gjashtë muaj pas depozitimit, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Bashkisë së Tiranës për pezullimin e zbatimit të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë “Për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar” në vend të Piramidës ose Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Në argument të saj Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se vendimi 66 i nxjerrë nga Kuvendi i Shqipërisë është marrë në përputhje me rregulloren e Kuvendit dhe se nuk rezulton ndonjë shmangie e rolit dhe kompetencave të Bashkisë së Tiranës. “Vendimi 66 nuk krijon as efekte juridike në drejtim të uzurpimit të kompetencave të pushtetit vendor në fushën e planifikimit urban dhe menaxhimit të territorit. Zbatimi i vendimit për ndërtimin e kompleksit të ri Parlamentar nuk shkakton as konflikt kompetencash mes dy institucioneve”, thuhet në vendimin e zbardhur të Gjykatës.

Në fakt, kërkesa u paraqit në fund të muajit Mars, nga administrata socialiste e bashkisë së asaj kohe, e cila drejtohej nga ish kryetari, Edi Rama.

a.q/NOA

KOMENTE