English

METE anulon 12 koncesione për hidrocentrale

Tiranë, 10 nëntor 2011, NOA - Ministria e Ekonomisë ka ndërprerë sot marrëdhëniet kontraktuale me kompanitë që kanë marrë në përdorim disa koncesione në vend. Konkretisht Ministria ka anuluar 12 kontrata për ndërtimin e hidrocentraleve.

Në argumentimin që jepet nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës theksohet se këto kompani nuk kanë respektuar afatet ligjore për nisjen e investimeve.

Sipas Ministrisë, “shoqëritë nuk kanë përmbushur kushtet e përcaktuara në kontratë prej disa vitesh”.

a.k/NOA

KOMENTE