English

Pasqyra e shtypit, 10 nëntor 2011

Tiranë, 10 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 10 nëntor 2011.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës: “Libri i Ramës: Njohja me Nanon dhe biseda e fundit me Metën”, i cili sjellë pjesë nga libri i kreut të PS. Disa tituj të tjerë: “Makina e Shullazit, pronë e Kuvendit”, “Vjedhja e zyrës së provave, kreu i Gjykatës: Sabotim”, “Si shantazhi Berisha ambasadorin Uithers, roli i grupit Podesta”.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës: “Libri “Kurban”, rrëfimi i Edi Ramës: Si u ndava me Nanon e me Metën”. Argumente të tjerë: “Flet Meri Lalaj: Kur shoqëroja Helenën në takimet e fshehta me Kadarenë”, “Gratë dhe OSBE bashkojnë Ramën, Topallin dhe Metën”, “Batuta e Bashës me Blushin: Rama të shkruajë edhe në 2013”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Rrëfehet Edi Rama: Ku gabova si kryebashkiak”, i cili pasqyron pjesë nga libri i kreut të PS. Më tej veçojmë titujt: “Basha: Kurbanin e radhës, uroj që Rama ta shkruajë në 2013”, “Kujtimet e Elenës, rrëfehet Ismail Kadare”, Pritje e jashtëzakonshme e kryeministrit Berisha nga shqiptarët e Tetovës”, “Projekti i Bashës, linjë urbane për Qytetin Studenti”, “Kuvendi te Piramida, PS rrëzohet në Kushtetuese”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Buxheti 2012, hiqet kompensimi i energjisë”, i cili flet për vendimin e qeverisë. Argumente të tjerë janë: “Edi Rama: Si e njoha Fatos Nanon në ’97 dhe prishja e miqësisë me të”, “Topi dekreton Fullanin për guvernator, PS kundër”, “Panaiti i librit, Basha-Blushi ja batuta në stendën e Mapo”.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Buxheti i shtetit 2012, vetëm për pagat”, i cili pasqyron tabelat e shpenzimeve të llogaritura për vitin që vjen. Disa tituj të tjerë; “Shullazi lëvizte me makinën e Kuvendit”. “Rama: Si më ftoi Nano në qeveri dhe ndarja me Metën”, “Aksident në karrierat e kromit, dy të vdekur”, “Prokuroria, deklarata e BE-së të merret parasysh”, “Neil Ress: Të panjohurat e jetës së Zogut në Angli”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Shullazi u kap me makinën e Kuvendit”, i cili flet për detaje nga arrestimi i Emiljano Shullazit. Disa ditë të tjera janë; “Rama: Fatos Nano më besoi vajzën e vet”, “Blushi-Bashës: Ja pse duhet ta lexosh Kurbanin”, “Katolikët, e bëjmë vet regjistrimin e besimtarëve”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE