Shkodër, 10 nëntor 2011, NOA – Policia e Shkodrës arrestoi një 31-vjeçar të akuzuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.
31-vjeçari Angjelin Ndoc Pali, lindur e banues në fshatin Grude e Re të komunës Rrethina në Shkodër, u arrestua në flagrancë mbrëmë nga në orën 23.00, nga policia e Shkodrës.
Angjelin Pali tentoi të vrasë me armë zjarri duke e qëlluar për motive të dobëta, bashkëfshatarin e tij shtetasin me iniciale D. Sh., 23 vjeç, por pa e plagosur atë.
Mbi Angjelin Palin rëndojnë akuzat për veprat penale të vrasjes me dashje e mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje.
mit/NOA