Tiranë, 10 nëntor 2011, NOA - Partia Socialiste ka kërkuar sot në Kuvend mos largimin nga puna të profesionistëve që shërbejnë në aviacionin civil. Deputeti Euard Shalsi deklaroi gjatë diskutimeve për ligjin e Autoritetit të Aviacionit Civil, që Ministria e Transporteve të mos pranojë në këtë dikaster njerëz militantë.
“Ka një shqetësim serioz të BE në lidhje me kapacitet njerëzor. Nuk bëhet fjalë vetëm për aviator, por edhe për specialistë që monitorojnë dhe kontrollojnë. Shqetësimi im i vetëm është se çfarë do të bëhet për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore”, tha Shalësi.
Ai u shpreh se militantët nuk mund të jenë të aftë për të bërë një punë me standarde. “Është shumë e rëndësinë që në institucione të tilla militant të mos zënë vend”, tha ai.
Nga ana tjetër, Ministri i Transporteve, Olldashi ka deklaruar se ky sektor funksion në bazë të rregullave të qarta.
a.k/NOA