English

Suedi, shitëset të detyruara për të treguar numrin e të brendshmeve

Suedi, 10 nëntor NOA - Të shkosh në dyqanin e të brendshmeve mund të jetë një eksperiencë sikletshme për disa nga të pasionuarit për shoping. Në një zinxhir dyqanesh në Suedi, ndryshe nga ç’mund të jemi mësuar ne, janë shitëset ata që ndihen më ë sikletosura pasi duhet të tregojnë numrin e të brendshmeve të tyre në kartelën që kanë të shkruar emrin e tyre si punonjëse. Është shumë e lehtë të imagjinosh sikletin e këtyre shitëseve në momentin që klientët vijnë: gjithmonë të buzëqeshur duke u vënë në dijeni nga ky informacion intim. Një nga shitëset ka bërë të ditur: “Ka shumë nga ata persona që janë të moshuar dhe jo të “pastër” në atë çka kërkojnë, pasi vijnë vetëm për të parë masat tona”. Është bërë e ditur se të gjitha punonjëset e këtyre zinxhiri dyqanesh kanë paraqitur një ankesë kundër këtij rregulli, ndërsa përfaqësuesit e kësaj marke janë mbrojtur duke pohuar se ky rregull nuk detyronte askënd për ta zbatuar. r.b/NOA

KOMENTE
  • Besnik Kerqeli07:43 - 10 Nëntor 2011
    hmmm,per qfar arsye se