Angli, 10 nëntor NOA - Vazhdon të ekzistojë “lufta” mes Carlos Tevez dhe skuadrës së Manchester City, me përballjet e shumta që po hasin. Lojtarit, që Mancini shumë herë i ka pohuar se duhet të kërkojë të falur për atë xhest që ka kryer dhe të mbyllej njëherë e përgjithmonë këtë çështje, ka vendosur në krahun tjetër të zgjasë pushimet e tij në Argjentinë dhe të mos bashkohej me grupin e lojtarëve të tjerë të skuadrës. Ai është nisur ditën e hënë nga Anglia dhe Tevez duhej të kthehej ditën e mërkurë në mëngjes, në kohë për tu prezantuar në stërvitje në Carrington. Kjo mos paraqitje e tij dhe shtyrja e ditëve të pushimit kanë tërbuar teknikun Mancini dhe drejtuesit e tjerë të skuadrës duke hapur polemika të tjera mbi çështjen Tevez. r.b/NOA