Gramsh, 9 nëntor 2011, NOA - Lidhja Demokratike e Gruas dega Gramsh zgjodhi forumet drejtuese pas një procesi riformatimi të të gjithë strukturave të saj . Kryetare e degës u zgjodh znj. Donika Zaimi, një aktiviste e njohur e kësaj organizate. Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, njëkohësisht deputete në Parlament, Albana Vokshi, e cila ndoqi nga afër punimet e Kuvendit të LDG-së, Gramsh deklaroi se forumi i gruas demokrate po riorganizohet në çdo degë, duke bërë pjesë të saj pjesën më aktive të shoqërisë. Vokshi theksoi se LDGSH po shndërrohet në forumin politik më të rëndësishëm të grave në vend dhe një faktor përcaktues në rritjen e rolit të gruas në vendimmarrje.
“Përfshirja e grave në listat për këshillat bashkiakë dhe komunalë, - deklaroi Vokshi - është një fillim i mbarë në zbatimin e politikave gjinore.” Duke përshëndetur punimet e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Gruas , dega Gramsh, deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Sybi Hida theksoi se pjesëmarrja aktive e grave në politikë rrit dhe konkurencën mes vlerave dhë është një kontribut në rritje në proceset e zhvillimit të vendit.
a.q/NOA