English

11/11/11: Apokalips apo lindja e Mesias, misteri i ditës së madhe

Tiranë, 11 Nëntor, NOA-Edhe pse do zgjasë vetëm një sekondë do të jetë një nga ato momente që do të bëhet pjesë e historisë. Sot është 11 nëntor 2011, 11/11/11. Nëse kësaj i shtohet koha, data, atëherë momenti magjik do të shënojë: 11:11 11/11/11

Njëmbëdhjetë, si apostujt e Krishtit, pas tradhtisë së Judës. Njëmbëdhjetë të tilla si karta tarot, simbol i Forcës.

Sot është 11-11-11, dita e apokalipsit për disa, e ringjalljes për disa të tjerë dhe qasje në dimensione paralele për të tjerët. Momenti kyç do të fillojë në orën 11 e 11 minuta dhe 11 sekonda, një kombinim që mund të përsëritet pas një shekulli. Bëhet fjalë për “momentin magjik” i pari që të formohet nga një shifër e vetme.

Një ngjarje e pashembullt dhe e rrallë që sipas besëtytnive diçka e veçantë do të ndodhë.

Ky kombinim, megjithatë, është dhe frikë. Ndoshta sepse 1 është numri hyjnor, i vetmi, absolut, dhe se nëse janë gjashtë të tillë është numri i Djallit!

Sipas disa sekteve të sotme amerikane sot mund të lindë Mesia, disa mendojnë se do të jetë dita e mrekullive, më tej akoma sipas disa organizatave amerikane 11, 11, 2011 do të jetë hapja e një hendeku hapësirë-kohë, "çlirimi e shpirtit tonë nga pesha shpirtërore”. Vetëm interpretimet më optimiste e lexojnë këtë mesazh si fillim të një revolucioni që sjell fat dhe prosperitet.

Por nëse ju kaloni në simbolizmin e historisë të kohëve të fundit, 11 është numri i vrasjeve terroriste. 11 shtatori, 11 marsi dhe 11 korriku janë datat e sulmeve mbi Kullat Binjake, Madrid dhe Londër. Në Mesjetë një rend edhe më të fortë: 1111/11/11. Ky ishte viti që Henry V kishte burgosur papën Pasquale II për të marrë të drejtën e kurorëzimit, gjithashtu vdiq filozofi el-Gazali.

e.a./NOA

KOMENTE
  • Endrit Bajcinca13:56 - 11 Nëntor 2011
    un sot ne ora 11:11 e kom pa nje andërr te mir hahaha hjg jom kan tu fjet :P
  • Spartak Maliqi13:35 - 11 Nëntor 2011
    do permbyset bota.....
  • Anizel11:57 - 11 Nëntor 2011
    HAAAA NË 11-11-11 u bëra më e bukur se ç'jam ,një nur i paparë...mashallah se mos e ha veten më sysh....:))))
  • Land Alla11:45 - 11 Nëntor 2011
    kaloj ora 11/11 , po komentoj nga parajsa un ..internet free free ketu
  • Valdrin DuQaa10:41 - 11 Nëntor 2011
    nuk mund te jet e vertet lale kjo eheheh ....
  • Enerita Rita10:34 - 11 Nëntor 2011
    boo sa frik do permbyset bota!!! haha