Tiranë, 11 nëntor 2011, NOA- Ish-administratori i klubit të futbollit Partizani, Paro Laçi nga sot kalon në arrest shtëpie, pasi Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg.
I akuzuar për veprat penale të mashtrimit e korrupsionit Laçi mësohet ti ketë premtuar një biznesmeni se do të ndërhynte tek zyrtarë të lartë të Ministrisë së Ekonomisë për ti siguruar atij një leje minerare në Minierën e Bulqizës.
Po sipas akuzës, për sigurimin e lejes Laçi ka kërkuar mbi 70 mijë euro, nga të cilat atij i janë dorëzuar 40 mijë.
Siç raporton Noa.al, Paro Laçi në bashkëpunim me persona të tjerë u kap në flagrancë pasi kishte marrë një shumë prej 40 mijë euro në këmbim të premtimeve për ushtrim të ndikimit të paligjshëm për dhënien e një licence minerare në kundërshtim me ligjin.
a.y/NOA