English

Basha kongresmenit Peters: Tirana, mundësi për investitorët amerikanë

Tiranë, 10 nëntor 2011, NOA- Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha priti sot në takim kongresmenin amerikan Gary Peters, i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Gjatë bisedës me të, Basha e informoi kongresmenin amerikan mbi projektet dhe prioritetet e tij, për administrimin e qytetit.

Në vijim e njohu edhe me planet strategjike, si zgjatimi i Bulevardit, ndërtimi i Parkut të ri të Tiranës, Linja e Tramvajit, reformat strukturore, reduktimi i barrierave fiskale, thithja e investimeve të huaja, etj.

Ndër të tjera Basha tha se administrata e drejtuar prej tij po studion praktikat dhe standardet më të mira perëndimore, në mënyrë që biznesit dhe qytetareve t’u shërbehet sa me mirë, në një kohë të shkurtër dhe me kosto sa më të ulët.

Ai i tha kongresmenit Peters se i fton investitorët amerikanë të bëhen pjesë e zhvillimit të qytetit të Tiranës, përmes angazhimit në realizimin e projekteve të mëdha publike që parashikon bashkia e Tiranës, apo duke shtrirë aktivitetin e tyre privat në Tiranë.

Nga ana e tij, kongresmeni Peters, vlerësoi projektet e Bashkisë dhe reformat e ndërmarra nga Basha. Ai garantoi kryebashkiakun për angazhimin për të kontribuar në promovimin e Tiranës, potencialeve dhe mundësive që ofron ky qytet për vizitorët dhe investitorët amerikanë.

a.y/NOA

KOMENTE