English

Berisha: Shoqatat, rol jetik kundër korrupsionit

Tiranë, 11 nëntor 2011, NOA- Në tryezën e debatit të organizuar nga shoqëritë civile, Kryeministri i vendit Sali Berisha falënderoi organizatat e shoqërisë civile për kontributin që kanë dhënë dhe japin për problemet madhore në vend.

Ai i garantoi përfaqësuesi te tyre se Qeveria do e rrisë vëmendjen ndaj tyre. Berisha shprehu një vlerësim real të rolit të tyre duke mos mohuar se në funksionimin e demokracive ka luajtur rol edhe shoqëria civile, duke e quajtur rolin e tyre të pazëvendësueshëm.

“Shoqatat ndjekin me përkushtim të madh pulsin dhe ndjesitë të pjesës më të madhe të shoqërisë dhe problemeve më të mprehta aty ku lindin. Kjo konferencë mblidhet për një çështje shumë themelore për të cilën shoqëria shqiptare ka nevojë jetike, pasi vuan për fuqizimi ne saj dhe ky është vullnetarizmi, i degraduar në të shkuarën në disa forma absurde, ky term fisnik humbi euforinë e tij ndërkohë që është i pazëvendësueshëm për një shoqëri në kohën që e bën një shoqëri shuam më të njerëzishme. Unë jam mjek kam kaluar dekada nëpër spitale, shkoj nëpër spital dhe në to derdhen lumenj djerse mbi parimet më njerëzore të vullnetarizmit”, u shpreh Kryeministri.

Sipas tij, shqiptarët kanë një bazë të shkëlqyer ndër më solidet të vullnetarizmit dhe këtë e kanë në solidaritetin e shkëlqyer familjar.

Ndër të tjera ai veçoi se, Qeveria ka bërë një përpjekje të madhe në sajë të vullnetit, duke thënë se nga vendi i fundit për përdorimin e internetit është kthyer në të pari në botë.

“Sërish ka korrupsion por asgjë nuk ka më shumë rëndësi se zëri i ndershëm dhe neutral i shoqatave dhe organizatave në luftën kundër tij, pasi ai rol është jetik. Askush nuk mund të kërkojë më shumë se ju shoqatat transparencën për çdo akt në vend, pasi në këtë stad që jemi kam bindjen se shoqëria civile do të fuqizohet, pasi nuk ka demokraci pa shoqëri civile, ndaj iu bëj thirrje donatorëve dhe bujarisë së tyre të ndihmojnë këto shoqëri sidomos në këtë periudhë krize”, theksoi Berisha.

a.y/NOA

KOMENTE