Bulqizë, 11 nëntor 2011, NOA- Një minator ka ngelur i bllokuar në galerinë 66 në minierën e Bulqizës.
Siç raporton agjencia e lajmeve Noa.al, minatori i bllokuar dyshohet të jetë F.Shehu, ndërsa thuhet se shkak për këtë bllokim të ketë qenë një shembje e masivit të dheut brenda ambienteve të galerisë.
Sipas të dhënave paraprake mësohet gjithashtu se minatori po nxirrte krom në një galeri të braktisur ku ka qenë e ndaluar të punohej.
Lidhur me këtë ngjarje me urgjencë të madhe ka mbërritur në ambientet e minierës së Bulqizës grupi hetimor ku ka nisur edhe puna për nxjerrjen e tij nga galeria, ndërsa nuk dihet ende nëse minatori është dëmtuar.
a.y/NOA