Tiranë, 11 nëntor 2011, NOA- (Update) Minatori Fetah Shehu i bllokuar mesditën e sotme në galerinë 66 në minierën e Bulqizës, ka gjetur vdekjen pas shembjes së një masivi dheu brenda saj.
Siç raporton agjencia e lajmeve Noa.al, minatori i moshës 55 vjeçare kishte hyrë në galerinë e braktisur ku ishte e ndaluar punimi, në mënyrë private për të nxjerrë krom.
Nga ana e grupit hetimor i cili ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, po vijon puna për nxjerrjen e trupit të pajetë të minatorit.
a.y/NOA