English

Del për gjah, shënjestron si pre 10 vjeçarin

Lushnje, 11 nëntor 2011, NOA- Një i ri i moshës 20 vjeçare është vënë nën hetimin e policisë pas plagosjes që i ka bërë një të mituri 10 vjeç.

Sipas korrespodentit të agjencisë së lajmeve Noa.al në Lushnje thuhet se Nuri Agaçe, banues ne Roskovec kishte dalë për gjueti në vendin e quajtur “Këneta e zezë” në Roskovec të Fierit, i shoqëruar nga shtetasi me inicialet L.A 10 vjeç, dhe gjatë kësaj kohe ka plagosur nga pakujdesia këtë të fundit duke bërë pre të pashënjestruar të miturin.

Mësohet se i dëmtuari ka mbetur i plagosur lehtë në këmbë, ndërsa gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj 20 vjeçari Agaçi nis procedimi penal për veprat, “Plagosje e lehtë nga pakujdesia” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”.

a.y/NOA

KOMENTE