Korçë, 11 nëntor 2011, NOA – Një kafkë njeriu e gjetur në rrënojat e një shkolle ka vënë në lëvizje gjithë strukturat e policisë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Voskopojë. Punëtorët e komunës që po punonin në shkollën e rrëzuar prej 10 vitesh në këtë fshat, janë habitur teksa mes tullave dhe gurëve kanë parë një kafkë njeriu.
Më pas punëtorët e komunës, kanë njoftuar forcat e policisë për të bërë procesverbalin përkatës. Nga të dhënat e para dyshohet se kafka mund të jetë pjesë e labratorit mësimor të shkollës së vjetër. Por do të jetë vetëm ekspertët ata që do të thonë fjalën e fundit në lidhje me kafkën.
Pas marrjes së dëshmive të punëtorëve, forcat e rendit e kanë dërguar kafkën e qytetin e Korçës, për t’ju nënshtruar ekspertizës kriminalistike dhe mjeko-Ligjore.
a.k/NOA