English

Greqi, betohet te Presidenti Qeveria e Lukas Papadimos

Tiranë, 11 nëntor 2011, NOA- Kryeministri i ri i Greqisë Lukas Papadimos i cili do të drejtojë qeverinë e përkohshme në shtetin fqinj për 100 ditë, është betuar para Presidentit Karolos Papulias dhe përfaqësuesve të Kishës Ortodokse.

Papadimas në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjes si Kryeministër u shpreh se po e merr Greqinë në një pikë kritike, dhe se shpreson që gjithçka të zgjidhet nëse ka unitet dhe konsensus. Ndërkaq Theodoros Pangalos dhe Evangelos Venizelos mbeten në pozitat e zv.kryeministrave ndërsa opozita ka marrë Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Jashtme.

Nga ana e tij Kryeministri Papadimos ka firmosur për të drejtuar Greqinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Kabineti i qeverisë së përkohshme Kryeministri

Lukas Papadimos

Zëvendëskryeministra

Theodoros Pangalos

Evangelos Venizelos

Ministria e Brendshme

Anastasis Hianitis

Ministria e Jashtme

Stavros Dhimas

Ministria e Mbrojtjes

Dimitris Avramopulos

Ministria e Konkurrencës për Zhvillim dhe tregtar

Mihalis Hrisohoidis

Ministër i Financave

Evangelos Venizelos

Ministria e Reformës Administrative

Dimitris Repas

Ministria e Energjisë, Mjedisit dhe Ndryshimin e Klimës

Jorgos Papakonstantinu

Ministria e Arsimit

Ana Diamantopulu

Ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore

Jorgos Kutrumanis

Ministria e Shëndetësisë

Andreas Loverdos

Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit

Kostas Skandalidis

Ministria e Drejtësisë

Miltiadhis Papajoanu

Ministri i Shtetit

Jorgos Stavropoulos

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve

Kristos Papucis

Ministria e Kulturës dhe Turizmit

Pavlos Geroulanos

a.y/NOA

KOMENTE