English

Kapet në Vlorë, italiani i shpallur në kërkim

Tiranë, 11 nëntor 2011, NOA- Një 52 vjeçar italian i shpallur në kërkim është prangosur mbrëmjen e djeshme.

Santo Nikola Malaspina, lindur në Motobello Jonco Reggio Calabria Itali, e banues në Lushnjë u prangos në afërsi të Spitalit Psikiatrik në Vlorë, pasi ka qenë person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë.

Mësohet se 52 vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës pak muaj më parë për arsye se Gjykata e Apelit Vlorë me 6 vjet e 8 muaj burg, nga të cilat i kanë ngelur për të vuajtur edhe 14 muaj burg për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës i thanë agjencisë Noa.al se, kjo vepër ka ndodhur në qershor të vitit 2006 në Kolonjë në lokalin e tij, ku për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin V. Sh.

a.y/NOA

KOMENTE