Tiranë, 10 nëntor 2011, NOA- Pas debateve që shoqëruan mbledhjen e Këshillit Bashkiak, pak minuta më parë u miratua projekti për sheshin “Skënderbej”.
Me 29 vota pro dhe 21 kundër u miratua projekti për rehabilitimin e sheshit në qendër të Tiranës.
Nëpërmjet këtij projekti të Bashkisë, siç raporton Noa.al, synohet kthimi i sheshit “Skënderbej” në një shesh për këmbësorët, por pa eliminuar lëvizjen e automjeteve që do të bëhen nëpërmjet rrugëve nëntokësore.
Sipas zërave të mëparshëm nga Bashkia thuhet se, rehabilitimi ka të bëjë me ndërtimin e aksit të qarkullimit të makinave, për të shfryrë trafikun e rënduar në qendër të Tiranës.
a.y/NOA