Japoni, 11 nëntor NOA - Është “kultivuar” në laborator dhe funksionon rregullisht “fabrika e hormoneve”: e para hipofizë artificiale e ndërtuar nga qeliza embrionale të minjve. Rezultat, i cili është publikuar në revistën “Nature”, është përftuar nga një studim në Japoni i Institutit Riken për Biologjinë në zhvillim dhe i hap rrugën terapive për funksionalitetin e hipofizës. Kjo gjëndër, e vendosur në bazën e kafkës, sekreton hormone që kontrollojnë aktivitetin e gjedhrave të tjera endokrine. r.b/NOA