Nga Ian Buruma
Shumë mund të thonë se kolonel Muammar Gedafi mori atë që meritonte. Jetonte me shpatën, vdiq nga shpata. Tirani libian për fat të mirë i ka lejuar kundërshtarët e tij, apo këdo që e mërziste atë, të torturoheshin ose të vriteshin. Pra, duket e drejtë se ai vdiq me dhunë. Pasi u zbulua poshtë një tubi kullimesh të pista, ai u shfaq si një trofe e përgjakur përpara se të goditej e qëllohej nga një grumbull vrasësish dhe kjo ndodhi në qytetin e tij në Sirte. Kjo është një drejtësi primitive, për të qenë të sigurt, por si tjetër mund të vihet drejtësia për një vrasës mase? Megjithatë, ka diçka shqetësuese në lidhje me një linçim, pavarësisht viktimave. Edhe pse turmat brohorisnin në Sirte e Tripoli për vdekjen e despotit, të tjerë shprehën dyshime për mënyrën poshtëruese të fundit të tij. Intelektuali publik francez, Bernard-Henri Levy, i cili e ka promovuar revolucionin libian me një dozë të fortë spektakli narçistik, shkroi se linçimi i Gedafit “ndoti moralin kryesor” të rebelimit të popullit. Ndonjë mund të bëjë lojëra fjalësh me këtë përshkrim. Ashtu si në të gjithë revolucionet e dhunshme, morali i kundërshtarëve të diktatorit nuk ka qenë plotësisht pa të meta. Rebelët, të cilët e reduktuan vendlindjen e Gedafit në rrënoja, në disa raste ishin po aq brutalë sa dhe ata kundër të cilëve po luftonin. Ka diçka tjetër që nuk shkon me kritikën e Levy-t. Për te folur rreth ndotjes së moralit do të thotë të humbasësh pikë. Problemi me drejtësinë e ashpër, është një mënyrë hakmarrjeje, nuk është se konsiderohet imorale. Shumë prej nesh mund të shohin apelin e parimit të Testamentit të Vjetër “sy për sy, dhëmbë për dhëmbë”. Ne duam një person që të bëjë personat që kanë shkaktuar vuajtje, të vuajnë në të njëjtën mënyrë, mundësisht në masë të barabartë. Drejtësia përmban pothuajse gjithmonë një element hakmarrjeje. Megjithatë, problemi me hakmarrjen është se ajo provokon hakmarrje të mëtejshme, duke vënë në lëvizje një cikël dhune – kultura e gjakmarrjes. Gjakmarrja nga përkufizimi nuk është aq imorale, apo e padrejtë, meqë është e paligjshme. Ajo lulëzon në shoqëritë që nuk janë të detyruara nga ligjet që zbatohen në mënyrë të barabartë nga të gjithë, apo dhe nga ndonjë ligj tjetër zyrtar. Kodet e nderit nuk janë të njëjtë me sundimin e ligjit. Ndërsa sundimi i ligjit nuk kënaq në mënyrë të domosdoshme sensin e drejtësisë së çdokujt, ai ndalon ciklin e ndëshkimit të dhunshëm. Grekët e lashtë e kishin kuptuar këtë mjaft mirë. Loja më e madhe midis ligjit e drejtësisë është ajo e Eumenides së Eskilit, një histori vrasjeje dhe hakmarrjeje në të cilën tërbimi përfaqëson drejtësinë. Ata i udhëheqin njerëzit të hakmerren në mënyra të tmerrshme duke thënë: “ Ne përfaqësojmë drejtësinë e vërtetë... Gjakmarrësit, gjithmonë në ndjekje, ne i ndjekim ata deri në fund”. Pra, tërbimi e ndihmoi Orestin të hakmerrej mbi nënën e tij, Klitemnestren, për vrasjen e të atit, Agamenonit. Oresti e vrau atë, duke vazhduar ciklin e dhunës. Athina, Perëndesha e urtësisë dhe mbrojtëse e Athinës, vendosi se vetëm një gjykim i drejtë, me një juri prej 12 burrash, mund të qetësojë tërbimin e të rivendosë paqen, por gjyqet rrallë janë të përsosur. Në këtë rast, juria është e ndarë në mënyrë të barabartë, duke e detyruar Athinanë të japë vendimin, i cili është të lirojë Orestin. Kjo nuk mund t’i ketë shërbyer drejtësisë së ashpër që kërkohet nga tërbimi, por ajo themelon sundimin e ligjit, që civilizoi Athinën. Për të qenë të sigurt, demokracia athinase nuk ishte si demokracitë tona moderne, as Athina e lashtë si Tripoli i sotëm. Eumenidi mban një leksion të rëndësishëm që mbetet i vlefshëm: dhuna, e pakontrolluar nga ligji, nuk do të mbarojë. Revolucionet lindin nga gjakderdhja, pothuajse gjithnjë krijojnë shumë gjak. Kjo ishte e vërtetë 2.500 vjet më parë dhe është e vërtetë edhe sot. Pak njerëz e kanë kuptuar këtë më mirë se aktivisti e mendimtari polak demokratik Adam Michnik, një nga heronjtë që në vitin 1980 ndihmoi për t’i dhënë fund diktaturës komuniste në vendin e tij. Ndërsa polakët e tjerë kërkuan drejtësi hakmarrëse kundër sunduesve komunistë e bashkëpunëtorëve të tyre, Michnik këshilloi negociata, kompromis, pajtim e madje edhe me ish-shtypësit. Michnik pranon se të gjithë revolucionet janë të pakompletuar në kuptimin që jo të gjithë mëkatarët janë dënuar, por ai thotë se rezultati do të thotë dhunë e mëtejshme: “Kompensimi për dënimin për dëmin e vuajtur, sjell dëme të reja, shpesh më mizorë se ato të mëparshmit”. Kjo është arsyeja pse partia e linçimit të Gedafit është një shenjë e rrezikshme për Libinë. Do të kishte qenë më mirë nëse ai do të ishte dorëzuar i gjallë përpara një gjykate të ligjit. Një gjyq penal në Libi mund të kishte qenë i vështirë. Një diktator që sundonte prej 42 vjetësh nuk lë mundësinë për një terren pjellor për mësimin e përvojën e nevojshme për të krijuar një gjykatë të paanshme dhe ndoshta është e pamundur për viktimat e një ish-diktatori ta gjykojnë atë pa e paragjykuar. Kjo është pikërisht arsyeja pse u krijua Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë. Dalja e Gedafit para gjyqit ndoshta nuk do të kishte kënaqur çdo ndjenjë pakënaqësie në Libi, por do të kishte ndihmuar të fuste tek libianët një respekt më të madh për sundimin e ligjit. Ndoshta një gjyq për djalin e Gedafit, Saif al-Islam, do të ketë këtë efekt. Nëse është kështu, duke qëndruar në gjyqin e Hagës do të ishte shërbimi më i mirë që ai mund të bënte për vendin e tij.
*Ian Buruma është Profesor i Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut nëBard College dhe autor i librit “Zbutja e Zotave: Feja dhe Demokracia në tre Kontinente”