gjFlorida, 11 Nëntor 2011 NOA - Një lloj ekzemplari i rrallë i llojit Milk Snake Honduran ka lindur me dy kokë në Florida, ku disa ekspertë kanë mbajtur shtatë vezë në inkubator të këtij gjarpri që është shumë i vështirë për t'u gjetur.
"Kur vezë kanë çelur kemi mbetur të shokuar", ka thënë një nga veterinerët. Në vend të shtatë kokave dolën nëntë.
Përveç gjarprit me dy koka në një veze tjetër kanë lindur dy gjarpërinj binjakë.
Të lindë një gjarpër me deformime të tilla, sipas ekspertëve ndodh një në dhjetëra mijëra.
Sipas ekspertëve, gjarpërinjtë me dy koka, të njohur që nga kohërat e lashta dhe të pranishëm në shumë histori mitologjike, mund të jetojnë deri në 20 në robëri. Në natyrë, megjithatë, është më e vështirë që një ekzemplar i këtij lloji të mbijetojnë për kohë të gjatë.
Gjarpërinjtë e këtij lloji janë quajtur në këtë mënyrë, sepse, sipas legjendës, janë në gjendje të thithin qumësht nga lopa me dhëmbët e tyre helmuese.
Kafsha me vëllezërit e tij janë duke u ushqyer tani me një dietë të veçantë.
a.e/NOA