Tiranë, 11 nëntor, NOA – “Shqipëria rrezikon zhbalancimin gjinor”, është titulli i një artikulli të botuar në disa media të huaja, referuar përmbysjes së stimuluar të raporteve të lindshmërisë në vendin tonë, ku shifrat flasin për një shtim të lindjes së meshkujve ngaqë ata favorizohen se janë të tillë që në barkun e nënës.
I shkruar në formën e një reportazhi, artikulli portretizon një nënë 28-vjeçare në maternitet, e cila ka lot në sy pasi pret vajzën e saj të katërt.
"Kjo është një tjetër vajzë, - tha Roza tek mjeku, me lot në fytyrën e saj të zbehtë, - unë nuk mund të mbaj atë mjek, unë tashmë i kam tre vajza", - nis artikulli në fjalë.
E reja, e cila tashmë është më shumë se katër muaj shtatzënë, përtej afatit ligjor të abortit në vend, thotë se është gati madje të rrezikojë edhe jetën e saj për t’u siguruar që ky fëmijë nuk do të lindë.
“Kjo është një skenë shumë e shpeshtë në Shqipëri, vend anëtar i Këshillit të Evropës, ku abortet për selektimin e seksit, kanë çuar në një dominim të meshkujve, konkretisht në lindjen e 104-106 meshkujve, në çdo 100 femra”, citon artikulli.
Duke shtuar më tej faktin se tradita e vrasjes së fëmijëve që në barkun e nënës, pasi mësohet se janë femra, anon në disa vende të Azisë, ku preferohen djem, por mesa duket, edhe në Shqipëri.
“Shifrat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se Kina, India dhe Vietnami kanë çekuilibër të madh, por Këshilli i Evropës paralajmëron se praktika në fjalë është përhapur në Evropë dhe ka veçuar Shqipërinë, Armeninë, Azerbaixhanin dhe Gjeorgjinë”, vijon më tej artikullin.
Duke cituar se dukuria e të abortuarit të foshnjave femra, vetëm pse kanë këtë seks dhe nuk janë meshkuj, po kthehet në një makth personal në Shqipëri.
"Familjet shqiptare kanë favorizuar tradicionalisht djemtë ndaj vajzave për dy arsye kryesore: trashëgimia e emrit të familjes dhe perspektiva e djemve në rritje që të bëhen mbajtës të familjes", tha një raport i vitit 2005, hartuar nga Programi i Zhvillimit të OKB (UNDP).
Duke cituar të flasë Afërdita Onuzin, një antropologe shqiptare, sipas të cilës ky është një mentalitet që ka mbetur e kjo për faktin se në disa rajone, një vajzë është parë ndonjëherë si një barrë e rëndë.
"Herën e fundit, burri im gati më vrau mua, ai u bë i dhunshëm kur kuptoi se unë nuk mund t'i jap atij një djalë”, citohet gjithashtu të japë dëshminë e saj një grua shqiptare me emrin Roza, në lidhje me këtë dukuri.
Shqipëria e legalizoi abortin në prag të rënies së regjimit komunist në vitet 1990. Ai është i lejuar deri në javën e 12 të shtatzënisë. Pas kësaj, abortet mund të kryhen vetëm në qoftë se tre mjekë të ndryshëm e kanë vlerësuar si një rast që ai mund të kryhet, për të dhënë më pas viston. Ndërsa zgjedhja e seksit, si një arsye për abort është e ndaluar shprehimisht, por nuk ka sanksione të veçanta për shkeljen e ligjit.
Në tetor, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) miratoi një rezolutë ku thuhet se zgjedhja e seksit para lindjes ka arritur në përmasa shqetësuese në Shqipëri. Agjencitë e shëndetit paralajmërojnë se botërore zhbalancime të tilla nuk mund të ndikojnë vetëm në modelet e martesës apo të pjellshmërisë, por edhe se mund të shkaktojnë trazira në mesin e njerëzve të rinj në gjendje për të gjetur partnerë. Këshilli i Evropës, u bëri thirrje disa anëtarëve si Shqipëria, për të monitoruar normat e lindjes.
Tirana, megjithatë, kundërshton shifrat e Këshillit.
Vendi, i cili shpreson të bëhet një vend kandidat për BE, thotë se të dhënat mesatare për periudhën 1998 - 2010 tregojnë se 99,99 femra kanë lindur për çdo 100 meshkuj - brenda normave biologjike. n.e/NOA