English

Meta: Të lihen fjalët, të nisë puna për reformën zgjedhore

Tiranë, 10 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Në mbledhjen e Kryesisë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kreu i saj Ilir Meta theksoi domosdoshmërinë për fillimin e menjëhershëm të punës për reformën zgjedhore. “Nxisim dialogun politik, ashtu sikurse nuk mund të pranojmë që për hir të dialogut për dialog, të dhunohen reformat, duhen lënë fjalët dhe të nisë puna. Për LSI reforma zgjedhore nuk ka qenë dhe nuk do të jetë një çështje vullnetesh personale apo partiake, pasi karakteri gjithëpërfshirës i reformës nuk është çështje 2-partiake apo 3-partiake por është në interes të gjithë politikës dhe kryesisht gjithë qytetarëve në funksion të barazisë së votës”, u shpreh Meta.

Sipas tij, reforma duhet të bëhet sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR, duke thënë se duhet të nxirret mësim nga e kaluara dhe të mos bëhet reformë vetëm për një palë zgjedhje.

Kreu i LSI theksoi ndër të tjera se vetëm një angazhim i përgjegjshëm i gjithë forcave politike do bëjë të mundur kapërcimin për vendin tonë të situatës ekonomike, financiare, në mënyrë dhe të mos u jepen argumente atyre që shqetësohen për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së.

a.y/NOA

KOMENTE