English

Ndalohen dy bashkëpunëtorë për vjedhjen e motorrave

Elbasan, 11 nëntor 2011, NOA- Dy djem të rinj janë arrestuar nga policia e Elbasanit si bashkëautorë të vjedhjes së disa motorrave.

18 vjeçari Ardjan Kruja, dhe 20 vjeçari Sali Likrama, të dy banues në Elbasan u arrestuan pasi dyshohen se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë Grisianth Shahini 19 vjeç, dhe 17 vjeçarin me iniciale R.S, banues ne Cerrik janë autorë të vjedhjes së disa motorrave, ngjarje e ndodhur në Cerrik dhe që mjetet ishin në pronësi të shtetasve të ndryshëm.

Shtetasve Grisianth Shahini si dhe R.S, i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 4 motorra.

Ndërsa sot, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ardjan Kruja, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy motorra të tjerë.

Ndërkaq thuhet se nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, po punohet për kapjen e personave të tjerë të implikuar në ngjarje të ndryshme.

a.y/NOA

KOMENTE