Los Anxhelos, 11 nëntor NOA - Pas xhaketës së famshme të kuqe të video-klipit “Thriller”, e cila u shit për 1,8 milionë dollarë edhe krevati ku Michael Jackson u nda nga jeta është hedhur në ankand. Më 17 dhjetor, në Los Anxhelos, do të jenë shumë objekte që i përkasin vilës së këngëtarit, mes të cilave dhe mobilie antike e piktura. Ndërsa shtëpia në të cilën jetonte mbreti i popit së bashku me fëmijët e tij është bërë e ditur se do të shitet më vete. Para se të vihen në ankand të gjithë objektet që do të jenë aty dot ekspozohen më parë në shtëpinë e ankandit Julien, duke nisur nga 12 nëntori. Ndërkohë që shumë shpejt do të jepet dhe dokumentari që i është dedikuar doktorit të Michael, Conrad Murray, i cili u shpall fajtor për vdekjen e këngëtarit. r.b/NOA