Tiranë, 11 nëntor 2011 Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 11 nëntor 2011.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës: “Ismail Kadare: Marrëdhëniet e mia me femrat”, i cili pasqyron një intervistë të shkrimtarit të njohur. Tisa tituj të tjerë janë; Krahasimi i Ramës, cilin do preferoja mes Salit dhe Nanos”, “Argita dhe Shkëlzen Berisha, padi deputetit”.
Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Edi Rama: Tensioni për fotot nudo në 2007 dhe kërcënimi në telefon”, i cili pasqyron detaje nga libri i kreut të PS. Disa tituj të tjerë janë; “Xhelozitë e Helenës, ja e vërteta e femrave në jetën time”, “Asambleja e re e PS, rikthehen të larguarit e 2005-ës, emrat më të votuar”.
Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Berisha: munoment i ri për pavarësinë”, i cili pasqyron deklarata e kreut të qeverisë për 100 vjetorin e pavarësisë. Disa tituj të tjerë janë; “Helena: Hoqa 100 faqe kujtime, Kadare: S’jam koleksionist femrash”, “Asambleja e PS, mbeten jashtë ikonat elektorale”.
E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës: “Vota në kongres, shpallen 120 emrat e Asamblesë së PS”. Disa tituj të tjerë janë; “Natyra ime për femrat s’ka qenë grykëse, e turpshme të flas për emrat që dolën”. “Këshilli Bashkiak, PS voton “pro” tre projekteve të Bashës”, “Rama: Beteja 9 mujore me sëmundjen e djalit kur u bëra kryetar i PS”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Vëllai i deputetit kapet më heroinë në Greqi”, i cili flet për vëllain e deputetit të Vlorës, Arben Isaraj. Disa tituj të tjerë janë; “Edi Rama: Sherri me Tanin e Topit për traun te Liqeni”, “Farmacistët, 3 mijë pyetjet orientuese”, “Fituesit në Asamblenë e PS, ja kush mbetet jashtë”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k/NOA