English

Plagosi vëllanë, bie në pranga

Durrës, 11 nëntor 2011, NOA- Një 31 vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë pas plagosjes që i ka bërë të vëllait.

Veledin Taçi, është shpallur në kërkim për veprat penale shkatërrimit të pronës dhe plagosjes së lehtë me dashje pasi dyshohet se ka plagosur lehtë vëllanë e tij, shtetasin U.T. si dhe i ka dëmtuar automjetin me targa DR 2829 D dhe lokalin Bar- Kafe këtij të fundit.

a.y/NOA

KOMENTE