Paris, 11 nëntor NOA - Carlo Ançeloti me shumë mundësi do të jetë trajneri i ardhshëm i Paris Saint Germain. Lajmet vijnë nga Franca, ku të gjithë janë të bindur se Chelsea, në fundjavë, do të firmosë një kontratë që do ta lidhë atë me klubin parisian. Sipas “Le10sport”, Ançeloti gjatë pasdites së ditës sotme do të takohet në kryeqytetin francez më drejtuesit e klubit për të arritur marrëveshjen e mundshme. Bazuar, gjithmonë në atë çka përcillet nga shtypi francez, palët janë shumë pranë arritjes së akordit. r.b/NOA