Tiranë, 11 nëntor 2011, NOA- Seanca e radhës ndaj kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, lidhur me video-përgjimin me ish-ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti është shtyrë për ditën e hënë.
Mësohet se në seancën e sotme në Gjykatën e Lartë u lexuan pyetjet e prokurorëve për aktin e ekspertimit, sipas të cilit hidhet poshtë origjinaliteti i video-përgjimit.
Shkak për këtë shtyrje është bëtë kërkesa për më shumë kohë për përgatitje nga ana e ekspertëve, pas leximit të pyetjeve nga ana e prokurorëve.
a.y/NOA