English

Waldner në PS: Përmbushni standardet për integrimin

Tiranë, 11 nëntor 2011, NOA- Sekretari i Shtetit në Ministrinë Fedrale për Çështjet Europiane dhe Ndërkombëtare, Wolfgang Waldner, u ndal sot në Partinë Socialiste ku u prit në takim nga Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, deputetja Arta Dade dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin, deputeti Ditmir Bushati.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e Partisë Socialiste shprehën angazhimin dhe vullnetin e palëkundur për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë dhe detyrimet si opozitë për adresimin e çështjeve shqetësuese të ngritura në Progres Raportin e Komisionit Europian duke e falenderuar Austrinë për ndihmesën dhe rolin e rëndësishëm në mbështetje të demokratizimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE.

Më tej pëerfaqësuesit socialist shprehën vlerësimin dhe mbështetjen për praninë austriake në Shqipëri përmes projekteve të rëndësishme në fushën e arsimit, kulturës, biznesit, etj, si dhe për rolin që Austria luan në demokratizimin.

Nga ana e tij, sekretari i Shtetit Waldner garantoi angazhimin e Austrisë për mbështetjen dhe integrimin jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të Ballkanit Perendimor, duke inkurajuar përmbushjen e standardeve të kërkuara.

a.y/NOA

KOMENTE