Tiranë, 12 nëntor 2011, NOA - Në ditën e 4-t, Panairi i Librit është vizituar edhe nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili ka takuar nga afër autorët të cilët po firmosnin libra për lexuesit. Fillimisht, ai ka blerë librin e Helena Kadaresë, ku i kërkoi bashkëshortes së shkrimtarit teë shquar të letrave shqipe që t’i çonte përshëndetje shkrimtarit të famshëm shqiptar Ismail Kadaresë, më pas ka vizituar nga afër disa stenda ku bleu edhe librin e Bill Klinton. Diplomati amerikan është ndalur edhe tek fëmijët, për të bërë foto e për të biseduar me ta.
Tashmë në duart e ambasadorit amerikan është edhe libri i parë i kryesocialistit Rama, “Kurban”. Ndalesa e tij e fundit ishte në stendën e dy librave të rinj, ku takoi fillimisht autorin e romanit “Shqipëria” të Ben Blushi dhe më pas takoi gazetarin e njohur dhe shkrimtarin e librit të Enver Hoxhës, Blendi Fevziun, ku mori librin me autograf.
a.q/NOA