English

Armët nukleare, Clinton: Irani të përgjigjet menjëherë

Teheran, 12 nëntor 2011, NOA- Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka kërkuar nga Irani që të përgjigjet brenda pak ditësh për raportin e Agjencisë Kombëtare të Energjisë Atomike, që akuzon Teheranin se dëshiron të sigurojë armë nukleare.

Në prag të samitit të APEC (Asia-Pacific Economic Cooperation), Clinton u shpreh se e ka shtruar problemin para 21 vendeve duke theksuar se Irani po përpiqet prej shumë kohësh të mohojë realitetin, në mbrojtje të programit të tij nuklear.

a.y/NOA

KOMENTE