English

Berisha – Thaçi: Rruga e Kombit, ndryshim në rajon

Prizren, 12 nëntor 2011, NOA - Pas ceremonisë së përurimit të 38 kilometrave të para të rrugës Morinë-Merdare, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim, në Prizren, me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

Siç raporton zyra e shtypit e kryeministrisë, në takim, dy kryeministrat biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat. Kryeministri Berisha, gjithashtu, e përgëzoi Kryeministrin Thaçi për ndërtimin e segmentit të parë të autostradës dhe e inkurajoi për vazhdimin më tej të punimeve, duke e cilësuar këtë autostradë si një rrugë që jo vetëm bashkon shqiptarët, por transformon rajonin.

a.q/NOA

KOMENTE