English

Berisha: Vendi ynë tërheqës për investime, s’ka pengesa burokratike

Tiranë, 11 nëntor 2011, NOA- Në pritjen e organizuar për “Presidentët e rinj të kompanive”, Kryeministri Berisha duke folur në gjuhën angleze u shpreh se Shqipëria po bëhet më përgjegjëse për investimet e huaja dhe vendi më tërheqës për to.

Ai tha se ndien admirim për pjesëmarrjen e të rinjve në kompani, ku theksoi gjithashtu se liria fiskale në vendin tonë është vendimtare.

Sipas tij licencat dhe lejet jepen në “one stop shop” dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, ku nënvizoi se në Shqipëri janë krijuar të gjitha lehtësitë duke e bërë vendin sa më miqësor për investitorët pasi janë hequr të gjithë pengesat burokratike.

Ndërsa duke u kthyer në periudhën e firmave piramidale në vitin 1997 ai tha se Qeveria nuk ka qenë e përfshirë në to.

Ai tha se Qeveria ka përjashtuar nga taksat çdo investues që do të investojë në turizmin malor.

a.y/NOA

KOMENTE