Beograd, 12 nëntor, NOA - "Ilaçi më i mirë ndaj krizës është Bashkimi Evropian, i cili na furnizon me mendimet më moderne dhe novatore". Kështu citon një deklaratë e lëshuar nga organizata Iniciativa Evropiane Qendrore (CEI), në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria, pas një takimi të zhvilluar në Beograd.
CEI, e themeluar në vitin 1989, aktualisht përbëhet nga nëntë vendet e Bashkimit Evropian (Austria, Rumania, Polonia, Republika Çeke, Italia, Bullgaria, Hungaria, Sllovakia, Sllovenia) dhe nëntë vende të cilat kanë një perspektivë evropiane (Serbia, Ukraina, Moldavia, Bjellorusia, Maqedonia, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia).
Objektivi kryesor i Nismës së Evropës Qendrore është forcimi i bashkëpunimit rajonal për integrimin evropian në një hapësirë në mes të Detin Baltik, në Danub, Adriatik dhe Detit të Zi. Shqipëria, është një anëtar me një rol të rëndësishëm në këtë organizatë, për vetë pozicionin e saj strategjik.
Takimi i Beogradit u kryesua nga kryeministri serb Mirko Cvetkoviç, vendi i të cilit është aktualisht kryesues i CEI-t. Sesioni i Asamblesë Parlamentare të Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI), përfundoi në Beograd me miratimin e një deklarate që ofron përgjigje të reja ndaj krizës ekonomike dhe sfidave aktuale financiare.
Për këtë, u vu në dukje se paraqitet me një rëndësi mjaft të madhe bashkëpunimi rajonal, veçanërisht ai në lidhje me integrimin në Bashkimin Evropian për vendet e rajonit. Në takim u tha se për Shqipërinë, Serbinë etj, politika e bashkëpunimit dhe e pranimit në BE, përbën një hap të rëndësishëm në arritjen e një Europe të re si një kontinent i paqes, stabilitetit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe prosperitetit ekonomik, një detyrë në të cilën parlamentet kanë një rol të pakrahasueshëm. n.e/NOA