SHBA, 12 nëntor NOA - Tepër interesante i riu iPhone dock iHome iP4, që duhet thënë se është rikthyer në formën klasike të stereove të getove. Është një platformë e re për të luajtur muzikë e cila mund të themi me bindjen më të plotë se na ka kthyer në vitet 90, por me një kualitet modern dhe teknologjik të kohës. Në të mund të përdoren si iPhone ashtu dhe iPod Touch, drejtpërdrejt në dock ose mund të lidhen nëpërmjet fishave jack AUX. Megjithatë, sapo lexuesi të jetë i lidhur, mund të shfrytëzohet sistemi zanor për të lançuar muzikën si në stilin e vjetër. Tastet në këtë version janë të gjitha të ofruara në ekranin LCD me kristale likuide dhe gjithashtu nëpërmjet aparaturës mund të dëgjohet dhe muzikë nga radio FM. Çmimi i stereos së ri iHome iP4 është rreth 200 dollarë dhe gjendet në ngjyrë të zezë ose rozë. r.b/NOA