English

Jahjaga: Ndërtimi i autostradës, afroi dy popujt

Vërmicë, 12 nëntor 2011, NOA- Pak çaste më parë ka nisur ceremonia e inaugurimit të 38 kilometrave të para të autostradës Vërmicë-Merdarë, e njohur ndryshe si pjesa kosovare e Rrugës së Kombit.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga u shpreh se, “Ndërtimi i autostradës është fillimi i ndërtimit të një vepre që shqiptarët dhe kosovarët e kanë dashur gjithmonë. Po tejkalohen barrierat e fundit që penguan lëvizjen e lirë për të qenë bashkë dhe për të ndërtuar gjithë urat e bashkëpunimit. Kjo autostradë është një çelës i rëndësishëm për shtetin tonë pasi afron më tepër dy popujt tanë”.

Më vonë pritet të mbajnë fjalën e tyre Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë Sali Berisha si dhe Kongresmeni Amerikan Eliot Engel.

Autostrada Vërmicë- Merdarë shënon vazhdimin e Rrugës së Kombit nga Durrësi në Morinë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Tosi Doci14:43 - 12 Nëntor 2011
    me kte deklarate i paske qetesuar nderkombetaret moj presidente,,shqiptaret dhe kosovaret nuk jan dy popuj por nje popull qe kjo rrug i bashkon mbas shum vitesh te ndar pa drejtesisht