Berlin, 11 nëntor 2011, NOA- “I takon atij dhe qeverisë së tij që të marrë sa më shpejt masat për reforma vendimtare dhe më të domosdoshme për të çuar Greqinë larg nga kriza aktuale”.
Këtë deklaratë e lëshoi kancelaria gjermane Angela Merkel në një telegram drejtuar Kryeministrit të sapozgjedhur grek Lukas Papadimos.
Edhe Franca e ka uruar Kryeministrin e ri, nëpërmjet një letre të dërguar nga Presidenti Nikolas Sarkozy.
Lideri i Francës shpreh se Parisi do vijojë të ndihmojë Greqinë si dhe ta mbështesë atë në rrugën për avancimin e reformave.
a.y/NOA