Korçë, 12 nëntor 2011, NOA- Policia e Korçës ka vënë nën hetim 37 vjeçarin Vasil Lika banues në fshatin Bulgarec, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim penal shtetasja me iniciale E.B 31 vjeçe, banuese në Cërrik të Elbasan.
Burime zyrtare nga policia e Korçës i thanë Noa.al se denoncuesja i ka dhënë 37 vjeçarit një shumë prej 4 000 euro, por ky i fundit nuk po ja kthen, duke e mashtruar. Ndaj Likës kanë nisur hetimet për veprën penale të mashtrimit.
a.y/NOA